Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur Komunën e Prishtinës pasi Isa Mustafa është thyer përballë kandidatit të Vetëvendosjes.
Fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Demokracia në Veprim. “Klan Kosova” raporton se, Shpend Ahmetit i janë mbushur sytë me lotë nga ky rezultat.
Sipas rezultateve paraprake, Shpend Ahmeti ka fituar 51.5% të votave ndërsa kryetari i deritanishëm Isa Mustafa 48.5%.
Ndërkohë fitoren në Prishtinë e ka shpallë edhe Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet Dardan Sejdiut, i cili ka thënë se ky subjekt do të qeverisë me kryeqytetin gjatë 4 vjetëve të ardhshëm.
Mijëra qytetarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vërshuar sheshin “Nëna Terezë” për të festuar fitoren e kësaj lëvizje.
Brohoritje të fuqishme që shprehin gëzimin e këtyre qytetarëve po dëgjohen anëmbanë qytetit. Pritet që shumë shpejt para tyre të dalin edhe Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti.
Categories