Makina e papastër është jo praktike për përdorimin e përditshëm, pasi pluhuri nga pjesa e jashtme bën pis edhe pasagjerët dhe shoferin. Një pjesë e pronarëve të makinave kënaqen duke i pastruar ato gjatë fundjavës, ndërsa pjesa tjetër i dërgon në autolarje. Por të gjithë i bashkon një fakt: akush nuk e do makinën të papastër.
Tani Nissan zotohet se ka gjetur mënyrën se si ta mbajë të pastër makinën edhe gjatë ngarjes në rrugët më të pista. Kompania është munduar të rregullojnë problemin e papastërtisë të makinës, duke e lyer atë me një ngjyrë speciale në të cilën nuk qëndron as njolla më e vogël. Projekti i quajtur “Ultra-Ever Dry”, bazohet në teknologjinë nano-inovative të ngjyrosjes së makinës. Ngjyra speciale krijon një shtresë të hollë mbrojtëse në pjesën e jashtme të maiknës, e cila “lufton” njollat.
Kjo teknologji është përdorur për herë të parë në prototipin Nissan Note. Prodhuesi japonez pohon se ngjyra speciale i mundëson pronarit të makinë që mjetin e vet ta mbajë maksimalisht të pastër.
Zgjedhja e Nissan nuk është ideale, pasi xhamat e makinës vazhdojnë të mbeten me njolla nga balta dhe shiu. Megjithatë, falë ngjyrës speciale pjesa e jashtme e makinës është shumë më e pastër krahasuar me ato që kanë ngjyrë standarde.
Categories