Shërbimi VoIP i zhvilluar para dy vjetësh nga Viber Media publikoi një statistikë të re ditën e martë e cila kishte të bënte me përhapjen e Viber në 200 milion përdorues të përhapur në 193 shtete.
Kompania gjithashtu prezantoi Viber Desktop për telefonata dhe mesazhe pa pagesë për kompjuterat Windows dhe Mac.
Viber, një aplikacion për pajisjet mobile me sistem iOS, Android apo me ndonjë sistem tjetër lejon njerëzit të përdorin numrin e celularit në vend të emrit të përdoruesit për të mundësuar telefonatat pa pagesë apo mesazhet multimediale nëpërmjet telefonit apo lidhjes së internetit wireless.
Bazuar në këtë eksperiencë të suksesshme është krijuar Viber Desktop, i cili prezanton telefonatat me video midis kompjuterëve desktop.
Versioni i aplikacionit për pajisjet mobile u përditësua ditën e martë duke sjellë disa ndryshime si p.sh ofrimi i mundësisë për video mesazhe, figura të reja dhe suport për më tepër gjuhë të huaja. Aktualisht Viber suporton 27 gjuhë në total.
Prezenca e Viber në desktop përbën tashmë një sfidë për ofruesit e tjerë të shërbimit VoIP si p.sh Skype i cili përfshin më tepër se 280 milion përdorues. (PCWorld Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
Moralet japoneze
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago