Asnjëri prej tyre nuk ishin të shquar për teknikë të madhe, por fakti se ata pranuan aq shumë goditje nga njëri tjetri, e bëri përballjen e tyre tejet dramatike, transmeton Telegrafi.
Meçi ishte krejtësisht i çmendur, por një nokaut në raundin e 9-të nga Ward për Gattin e bëri dallimin dhe kështu Ward e fitoi këtë meç me vendimin e mazhorancës. Të dy boksierët patën nevojë për ndërhyrje mjekësore menjëherë pas ndeshjes. Muaj më vonë ky meç u zgjodh si ‘Meç i vitit 2002’ nga Ring Magazine.
Të dy boksierët u pajtuan për një ri-meç sa më të shpejtë, dhe në Nëntori, Gatti arriti ta fitojë meçin e dytë, poashtu të ‘çmendur’. Ward u nokautua në raundin e tretë, mirëpo mbijetoi deri në fund të dyluftimit. Gatti në fund të meçit e vlerësoi shpirtin luftarak të Wardit duke thënë: Dikur mendoja se çfarë do të ndodhte nëse do të luftoja me binjakun tim. Tani e di këtë.
Ata u pajtuan edhe për një meç të tretë, dhe përsëri, ndeshja ishte e balancuar. Gatti e ‘ngjeshi’ mirë Wardin me shumë grushta në fillim, mirëpo Ward u rikthye dhe arriti ta nokautojë Gattin në roundin e gjashtë. Sidoqoftë, Gatti gjeti forcën dhe arriti ta fitojë meçin me vendim unanim. Edhe kësaj radhe, të dy boksierët patën nevojë për ndërhyrje të mjekëve në spital, për shkak të lëndimeve që kishin pësuar gjatë meçit. Ky dyluftim më vonë u zgjodh si “Meçi i vitit 2003’ nga Ring Magazine.
Në vazhdim mund ta ndiqni dyluftimin e ‘çmendur’ të meçit të parë ndërmjet këtyre boksierëve.
Categories