Përkrah aktiviteteve tjera, nga aktivitetet e rëndësisë së veçantë që realizon Forumi Rinor Islam, është edhe “Mozaiku Rinor”, në kuadër të së cilit këtë gjysmëvjetor po realizohet projekti “Incept” në të gjitha degët e organizatës sonë. Projekti në fjalë realizohet me nxënësit gjimnazistë dhe synon aktivizimin e tyre tek e mira, dhe edukimin e mirëfilltë.

Takimi i kësaj jave në qytetin e Kumanovës u realizua për të diskutuar për temën “Rrjetet sociale”, me trajnues Afrim Demiri.

Nxënësit e Shkupit bashkë me ligjëruese, profesoreshë Gilman Osmani, diskutuan për fenomenin e “Bullizmit”. Tema e njëjtë u trajtua edhe në qytetin e Tetovës, ku ligjëruese ishte Kujtesa Xheladini. Nxënësit nga dega e Prilepit gjithashtu ndoqën temën për “Bullizmin” të cilën e ligjëroi Behar Tefiku.

Në degën e Gostivarit u trajtua tema “Kodi etik” me ligjërues Selajdin Abduli.

Aktivitet më i ndryshëm u realizua në degën e Kërçovës, ku u realizua vizitë te Pallati i Kulturës dhe Muzeu në qytetin e Kërçovës. Në këtë vizitë u përfshinë nxënësit e projektit “Eureka”, “Incept” dhe “Gjurmët”.

12 mars 2022