Forumi Rinor Islam vazhdon me organizimin e trajnimeve në kuadër të aktiviteteve të rregullta me bursistët, duke trajtuar tema të rëndësishme për zhvillimin personal dhe shpirtëror të të rinjve.
Në qytetin e Tetovës u mbajt trajnimi me temë “Vetëbesimi në kohë ndryshimesh; kush jam unë dhe ku po shkoj”, i udhëhequr nga psikologia Sabrie Tefiki. Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi identitetin personal dhe rëndësinë e vetëbesimit në përballje me sfidat e kohës.
Ndërkohë, në Kërçovë u realizua trajnimi nga Sumeja Haziri Seferi me temë “Balancimi mes dijes, ibadetit dhe jetës së përditshme”. Trajnimi u fokusua në rëndësinë e harmonizimit të obligimeve fetare, arsimore dhe atyre të përditshme, duke ofruar këshilla praktike për një jetë më të organizuar dhe të qëndrueshme.
Këto trajnime synojnë fuqizimin e të rinjve në aspektin intelektual dhe shpirtëror, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një qasje të shëndoshë ndaj jetës dhe sfidave të saj.
18 Prill 2026












