Këtë të shtunë u realizua edhe takimi i fundit për këtë vit me shkollarët e mesëm të Shkupit që ndjekin projektin Incept, pranë Forumit Rinor Islam.

Tema e tretë e rradhës e cila u trajtua në këtë takim ishte “Kujdesi ndaj shëndetit mental dhe Rrjetet sociale”.

Ligjëruese në këtë trajnim ishte Sumea Ramadani, njëkohësisht edhe këshilltare psikologjike dhe psikoterapiste, e cila u përkujdes që nxënësit të zhvillojnë aftësi të cilat do t’ua mundësojnë të kujdesen ndaj shëndetit të tyre mental në mënyrë sa më të dobishme, duke e bërë këtë në një ambient sa më të hapur dhe të lirë.

Ajo iu drejtua rinisë me shumë mesazhe, ndër të cilat ishte të mbrojnë shëndetin emocional dhe psikologjik duke krijuar lidhje sa më të shëndetshme me njerëzit, dhe nëse ndihemi të ndjeshëm ndaj ndikimit të rrjeteve sociale, është mirë të përpiqemi të menaxhojmë më mirë me rrjetet sociale dhe me paraqitjen në botën virtuale. Jo çdokush pasqyron imazhin e vërtetë aty.

Mos të harrojmë të marrim kohë për të qenë të lumtur dhe të kënaqur me jetën tonë duke venduar veten në prioritet dhe vazhdimisht duke qenë të hapur për përvoja dhe fillime të reja.

30 dhjetor, 2023