Gjatë të shtunës që lamë pas, ka vazhduar realizimi i dy projekteve “Incept” dhe “Talentium” në Kumanovë e Kërçovë, me takimet e treta me radhë.

Në qytetin e Kërçovës, ku është në realizim e sipër projekti “Talentium” janë realizuar dy trajnime, “Hyrje në debat” me trajnues Liridon Ismaili dhe “Suksesi” me trajnuese Kujtesa Xheladini. Në fund të dy trajnimeve u realizua aktivitet i përbashkët duke kombinuar dy temat, debat rreth temës “A mund të jetë i suksesshëm ai person që nuk kryen fakultetin?”.

Për sa i përket projektit “Incept” që realizohet në qytetin e Kumanovës, është trajtuar tema “Të mësuarit efikas” me trajnues Arsim Jonuzi.

17 shkurt 2024