Forumi Rinor Islam vazhdon me realizimin e trajnimeve në kuadër të “Mozaikut rinor” edhe gjatë ditëve të fundit të këtij gjysmëvjetori.

 

Në Kumanovë, ku është në realizim projekti “Incept” është trajtuar tema “Menaxhimi i kohës”, me trajnues Arsim Jonuzi, gjersa në qytetin e Shkupit, ku gjithashtu realizohet projekti “Incept” tema që u trajtua ishte “Inteligjenca emocionale”, me ligjëruese Kujtesa Xheladini. Në qytetin e Shkupit kjo ishte tema e fundit e “Inceptit”, dhe përskaj kësaj, nxënësit patën mundësi që së bashku të ndjekin një film.

 

Në qytetin e Kërçovës, ku po realizohet projekti “Talentium”, këtë javë u realizua trajnimi “Komunikimi përmes kamerës” me ligjërues Agron Vrangalla.

 

24 dhjetor 2022