Në kuadër të platformës “Mozaiku rinor”, që realizon FRI, këtë fundjavë kemi vazhduar me realizimin e dy projekteve, “Incept” dhe “Talentium”, projekte këto që realizohen me nxënës të shkollave të mesme.
Në qytetin e Shkupit, ka filluar realizimi i projektit “Talentium”, ku takimi i parë u realizua me Afrim Demirin, i cili trajtoi temën “Komunikimi verbal dhe joverbal”.
Në Kumanovë, këtë fundjavë është përmbyllur projekti “Incept”. Ligjërata e fundit e projektit në fjalë në degën e Kumanovës ishte rreth bullizmit, trajtuar nga Kujtesa Xheladini, ndërkaq pas ligjëratës u bë mbyllja solemne, ku u ndanë certifikatat dhe dhurata për nxënësit pjesëmarrës.
Në degën e Tetovës filloi realizimi i “Inceptit”, që realizohet me nxënës të shkollave të mesme të Tetovës dhe ligjërata e parë ishte “Si të kontribuojmë në shoqëri”, me ligjërues Afrim Demiri.
Aktivitetet e “Mozaikut rinor” do të vazhdojnë edhe në degët tjera, me aktivitete dhe projekte rinore, ashtu që të lëmë gjurmë të mira në rrugët tona, dhe të përgatisim një rini të edukuar.
21 janar 2023