Një 62 vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e virusit H1N1 apo i ashtuquajturi “Gripi i derrit”.
Ai ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive rreth orës 20.00, pasi që disa ditë më parë ishte në trajtim mjekësor intensiv. Kjo është viktima e parë nga ky virus gjatë këtij viti në Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë këtyre ditëve ka lajmëruar për përhapjen e gjërë të viruseve të gripit gjatë këtij muaji. Nga dita e hënë deri më sot janë regjistruar 750 raste të reja të të sëmurëve me gripe të ndryshme.
Në Klinikën Infektive për momentin në gjendje kritike është edhe një fëmije 4 vjeçar, tek i cili është vërtetuar gripi i tipit B. Pacienti që ndërroi jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të ndryshme si diabeti, probleme me veshkët dhe shtypjen e lartë të gjakut. Nga Klinika kanë informuar se gjatë kësaj jave janë regjistruar 15 pacient të infektuar me virusin H1N1. (INA)
EDITOR
12 years ago
previous article
Man United e blen këtë portier
next article