Në Krime është gjetur një tatar i vrarë. Siç raportojnë mediat nga atje, trupi i pajetë i Resat Ametov është gjetur dje ndërkaq është parë se ai para se të vritej është maltretuar dhe rrahur brutalisht.
Resat Ametov, 38 vjeçar, dyshohet se është viktima e parë e okupimit të Rusisë në Krime. Frika në mesin e tatarëve, edhe pse ende nuk është marrë asnjë përgjegjësi për këtë vrasje, është se Ametov nuk do të jetë viktima e fundit.
Ametov kishte marrë pjesë në ditën e 3 marsit, në revolucionin para parlamentit ukrainas dhe televizionet lokale kanë arritur ta gjejnë se cili ishte ai nëpërmjet xhirimeve.
“Ai ishte duke qëndruar aty. Prej asaj ditë, është marrë prej aty dhe nuk e dinim ku ishte, derisa u gjet trupi i tij”, ka thënë nëna e tij Refika Ahmetova.
EDITOR
11 years ago
previous article
Nismë bujare nga banorët e fshatit Llojan të Kumanovës
next article
Shqipja në Panairin e Librit në Lajpcig
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago