Forumi Rinor Islam ka pasur nderin të mirëpresë profesorin Orhan Akzade nga Turqia, një inxhinier i diplomuar dhe hulumtues në Institutin “Erkan” dhe patëm kënaqësinë të përfitojmë nga ligjërata e tij me temë “Roli i të rinjve në rimëkëmbjen e ummetit”.

Gjatë këtij takimi, Prof. Akzade diskutoi rreth realitetit bashkëkohor të të rinjve, perceptimet e tyre rreth ngjarjeve globale, dhe nevojën për një rini me aftësi udhëheqëse. Ai gjithashtu prezantoi strategji të cilat duhet të përdoren për rimëkëmbjen e ummetit. Ky takim ishte jashtëzakonisht i dobishëm për të kuptuar rëndësinë e rinisë dhe ndikimin që mund të ketë në shoqëri.

 

5 qershor, 2024

Shkup