Përfaqësues të Forumit Rinor Islam, të udhëhequr nga kryetari z. Abdulhamid Mustafa, së bashku me Afrim Demirin, kryetar i FRI Shkup, dhe Amar Murtezin, sekretar i përgjithshëm i FRI-së, realizuan një vizitë pune në Komunën e Çairit, ku u pritën nga kryetari i komunës, z. Izet Mexhiti.
Gjatë takimit, kryetari Abdulhamid Mustafa i uroi z. Mexhitit suksese në detyrën e re si kryetar i Komunës së Çairit, duke i dëshiruar punë të frytshme dhe kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Forumit Rinor Islam dhe Komunës së Çairit, me qëllim mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin e projekteve që promovojnë vlera edukative dhe shoqërore.
Kryetari Mexhiti shprehu vlerësim dhe gatishmëri për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe institucionale.
Forumi Rinor Islam do të vazhdojë me takime të tilla me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e rolit të rinisë në shoqëri.






