Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, i shoqëruar nga Veton Ibrahimi, kryetari i degës së Prilepit dhe Jusuf Beqiri nënkryetari i degës Shkup, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Dollnenit, ku u mirëprit nga kryetari i komunës, z. Blerim Islami.
Gjatë takimit, kryetari Abdulhamid Mustafa e uroi kryetarin Islami për angazhimin e tij në drejtimin e komunës dhe i shprehu mbështetje në iniciativat që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. U diskutua për rolin e të rinjve në zhvillimin lokal dhe u theksua rëndësia e krijimit të hapësirave ku ata mund të kontribuojnë me energji dhe ide të reja.
Biseda u orientua gjithashtu drejt mundësive për të zhvilluar projekte të përbashkëta që nxisin edukimin, vlerat shoqërore dhe angazhimin aktiv të rinisë në Dollnen.
Kryetari Islami shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe vlerësoi gatishmërinë e Forumit Rinor Islam për të mbështetur iniciativat rinore në komunë.
Forumi Rinor Islam do të vazhdojë të ndërtojë ura bashkëpunimi me institucionet lokale, me synim forcimin e rolit të të rinjve.
04 shkurt 2026





