Kryetari i Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e FRI-së, z. Jusuf Beqiri dhe z. Natmir Emrullai, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Tearcës, ku u mirëprit nga kryetari i komunës, z. Daut Memishi.
Gjatë takimit, kryetari Abdulhamid Mustafa e uroi kryetarin Memishi për angazhimin e tij në drejtimin e komunës dhe i shprehu mbështetje në iniciativat që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. U diskutua për rolin e të rinjve në zhvillimin lokal dhe u theksua rëndësia e krijimit të hapësirave ku ata mund të kontribuojnë me energji dhe ide të reja.

Biseda u orientua gjithashtu drejt mundësive për të zhvilluar projekte të përbashkëta që nxisin edukimin, vlerat shoqërore dhe angazhimin aktiv të rinisë në Tearcë.
Kryetari Memishi shprehu mirënjohjen e tij për vizitën dhe vlerësoi gatishmërinë e Forumit Rinor Islam për të mbështetur iniciativat rinore në komunë.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë të ndërtojë ura bashkëpunimi me institucionet lokale, me synim forcimin e rolit të të rinjve.