Më 27 shkurt 2024, kryetari i FRI-së, mr. Xhabir Emini, së bashku me sekretarin gjeneral, Abdulhamid Mustafa, kanë mirëpritur këshilltarin e çështjeve fetare pranë Ambasadës turke në Shkup, Mustafa Bodur, në qendrën e FRI-së në Shkup.
Qëllimi i vizitës ishte njoftimi për së afërmi me Forumin Rinor Islam, aktivitetet tona, mënyrën e funksionimit, numrin e aktivistëve dhe anëtarëve dhe të ngjashme.
Palët shprehën mirënjohje dhe falënderim ndaj njëra-tjetrës, duke uruar që puna e FRI-së të jetë një hap i begatë i pasurimit të rinisë dhe shoqërisë me frymën e edukimit islam.
Kryetari i FRI-së pranoi edhe disa libra me hadithe të përzgjedhura dhe të përkthyera nga Dijaneti Turk, ndërsa si dhuratë simbolike për mysafirët, FRI dhuroi një libër të botuar nga mr. Xhabir Emini, njëkohësisht kryetari i Forumit Rinor Islam.
Shkup, 27 shkurt 2024
***
TÜRKİYE’NİN ÜSKÜP BÜYÜKELÇİLİĞİ DİYANET İŞLERİ MÜŞAVİRİNDEN ZİYARET
27 Şubat 2024 tarihinde, FRI başkanı Xhabir Emini ve genel sekreter Abdulhamid Mustafa, Türk Dini İşler Başkanlığının danışmanı Mustafa Bodur’u Üsküp’teki FRI merkezinde ağırladılar.
Ziyaretin amacı, Forumi Rinor Islam’ı, faaliyetlerimizi, işleyiş şeklimizi, üye sayımızı ve benzerlerini daha yakından tanıtmaktı.
Taraflar birbirlerine teşekkür ederek FRI’nin gençlik ve toplumun eğitim ruhuyla zenginleştirilmesinde önemli bir adım olmasını dilediler.
FRI başkanı, Türk Dini İşler Başkanlığı tarafından seçilmiş ve çevrilmiş birkaç hadis kitaplarını kabul etti. Misafirlere sembolik bir hediye olarak FRI, Xhabir Emini’nin yazdığı bir kitabı misafirlere takdim edildi.
Üsküp, 27 Şubat 2024