Forumi Rinor Islam pati kënaqësinë të mirëpresë një grup studentesh nga Genç Hareketi, dega rinore e İnsan ve Medeniyet Hareketi (IMH), të cilat po zhvillojnë një vizitë studimore në vendet e Ballkanit.
Studentet u pritën nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, i cili i njohu me misionin, vizionin dhe veprimtarinë e institucionit, si dhe me projektet dhe aktivitetet që FRI zhvillon në shërbim të rinisë.
Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave rinore, fuqizimin e të rinjve dhe ruajtjen e kujtesës historike. Vizita e tyre në Ballkan ka për qëllim njohjen nga afër me ngjarje dhe vende me rëndësi historike, si pjesë e programit të tyre studimor.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme dhe shkëmbim përvojash në dobi të rinisë.
Korrik 2026, Shkup
