Përfaqësues të Forumit Rinor Islam, të udhëhequr nga kryetari z. Abdulhamid Mustafa, së bashku me Afrim Demirin, kryetar i FRI Shkup, dhe Amar Murtezin, sekretar i përgjithshëm i FRI-së, realizuan një vizitë urimi në Komunën e Studeniçanit, ku u pritën ngrohtësisht nga kryetari z. Ejup Abazi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Forumit Rinor Islam dhe Komunës, me qëllim mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin e iniciativave që promovojnë vlerat rinore.

Kryetari Abazi shprehu falënderim për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte që i shërbejnë shoqërisë dhe fuqizimit të të rinjve në Komunën e Studeniçanit.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë me takime të tilla në institucione të ndryshme, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar angazhimin aktiv të rinisë në shoqëri.