Categories
Lajme Lajme FRI

VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E SARAJIT

Kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, i shoqëruar nga Afrim Demiri, kryetar i Forumit Rinor Islam – dega Shkup, dhe Amar Murtezi, sekretar gjeneral, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në Komunën e Sarajit, ku u pritën nga kryetari i sapozgjedhur i komunës, Muhamet Elmazi.

Gjatë takimit, Kryetari i Forumit Rinor Islam Abdulhamid Mustafa e uroi kryetarin Elmazi për mandatin e ri duke theksuar mbështetjen e Forumit Rinor Islam për nisma që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe mirëqenien e qytetarëve. U nënvizua rëndësia e një bashkëpunimi të hapur dhe konstruktiv në funksion të avancimit të çështjeve që prekin drejtpërdrejt rininë. Në diskutim u theksua se të rinjtë përfaqësojnë potencialin më të madh të shoqërisë dhe se investimi në edukimin, zhvillimin dhe përfshirjen e tyre aktive është parakusht për përparim të qëndrueshëm.

Kryetari Elmazi vlerësoi lartë vizitën dhe angazhimin e Forumit Rinor Islam, duke shprehur hapësinë dhe vullnetin e komunës për bashkëpunim në nisma që kontribuojnë në zhvillimin e mjedisit lokal dhe në afirmimin e të rinjve si faktor aktiv në shoqëri.

Forumi Rinor Islam do të vazhdojë përkushtimin në forcimin e partneriteteve me institucionet lokale, me synim krijimin e një klime motivuese ku të rinjtë të kenë mundësi të ndërtojnë, të kontribuojnë dhe të udhëheqin drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version