Përfaqësuesi i “Technology, Education and Design”, Jinha Lee ka prezantuar në një konferëncë të posaçme në Los Anxheles një kompjuter transparent i cili u lejon përdoruesve që të depërtojnë brenda tij dhe të prekin përmbajtjen dixhitale. Për desktopin SpaceTop 3D ai ka bashkëpunuar me Microsoft.
“Duke u lejuar përdoruesve të veprojnë me kompjuterin në të njëjtën mënyrë siç veprojnë me objekte solide mund ta bëjë përdorimin e PC-ve më intuitiv”, ka thënë Lee për BBC.
Ai mendon se brenda një decade sistemi do të jetë gati për përdorim në masë të gjerë. Sistemi konsiston në një ekran transparent LED, me kamera të ndërtuara brenda, që gjurmon veprimet e përdoruesit dhe lëvizjet e tij me sy.
Projekti ishte frymëzuar nga nevoja e njeriut për të ndërvepruar me gjërat. “Memoria hapësinore, ku trupi me intuitë të kujton se ku kemi lënë gjërat, është njësoj si një kafkë njeriu”, ka shtuar Lee.
/Shekulli Online/
Categories