Më 01 maj 2014, Sektori i Femrës, FRI – Kumanovë, organizoi iftar për hyrjen në tre muajt e bekuar.
Iftari u shtrua me qëllim të informimit të të pranishmeve për fillimin e këtyre tre muajve, si dhe rëndësinë e kohës përgjatë këtyre muajve.
Të pranishme ishin anëtaret dhe aktivistet e Sektorit të Femrës.
Pas iftarit, pasoi një program i shkurtër i përgaditur nga Mevlude Ibrahimi Avdiu, hafize dhe ligjëruese. Programi përfshiu lexim Kur’ani , ilahi si dhe një ligjëratë me temën “Vlera e kohës në tre muajt e bekuar”.
Ligjërata e sipërpërmendur u realizua në formën e bashkëbisedimit ku të pranishmet u kyçën me mendimet dhe pyetjet e tyre. Ligjëruesja theksoi për vlerën e kohës në përgjithësi si dhe shumëfishimin e kësaj vlere në këto tre muaj.
Në fund te mbrëmjes, të pranishmet shkurt u informuan edhe për aktivitetet e ardhëshme të Sektorit, ato që i paraprijnë muajit Ramazan, si dhe aktivitetet gjatë Ramazanit.