Prof. Dr. Muhamed El-Bedi’, Udhëheqësi i Përgjithshëm i Vëllezërve Mysliman
Falënderimet i takojnë Zotit të botëve, përshëndetjet dhe selamet tona qofshin mbi Imamin e të Dërguarve dhe Vulës së pejgamberisë, ndaj familjes së tij, shokëve të tij, pasuesve të shokëve dhe pasuesve të pasuesve të tyre në formë të drejt deri në Ditën e Gjykimit.
Me të vërtetë gjendja që është krijuar në vendet e prekura nga pranvera arabe kërkon prej të gjithë bijve të vendit që të marrin një hap shumë serioz në përmirësimin e gjendjes në vend dhe eliminimin e korrupsionit të trashëguar me vite. Kjo nuk është çështje e lehtë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me përmirësimin e zemrave të cilat janë edukuar në frymën e disa vlerave të cilat nuk janë të pranuara në asnjë prej feve e bile as në demokracinë e vërtetë, të cilat i shfaqin mediat botërore kur flasin rreth vlerave të demokracisë e që është miratuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Ndërparlamentar në Kajro në Shtatorë të 1997. Në të cilin thuhej :’’ Demokracia ka për qëllim mbjelljen dhe ruajtjen e nderit të njeriut, si dhe të drejtat e tij elementare, realizimin e barazisë shoqërore, rritjen e zhvillimit ekonomik, duke e vënë në rend të parë krijimin e një klime të përshtatshme për të vënë themelet e drejtësisë ndërkombëtare ‘’.
Edhe pasi që legjislacioni ynë është Islami dhe ne jemi të bindur se ai në vete përmban vlera të moralit që janë të mjaftueshme për të ruajtur qetësinë, paqen, drejtësinë, barazinë dhe nderin për mbar njerëzinë, e po ashtu besojmë thellë se Allahu xh.sh e ka zbritur këtë legjislacion për të përhapur mirësinë dhe për ta bërë atë gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë shkatërruese dhe zhdukëse për të keqen.
Me tërë këtë që e kemi të kultivuar nga feja jonë, ne deshëm që të ua bëjmë të qartë të gjithë njerëzve atë që disa njerëz po e paraqesin nga legjislacionet njerëzore duke pretenduar se ajo është rruga e drejt dhe rruga e suksesit. Vetëm se ata nuk e pranojnë dhe nuk marrin me këto legjislacione vetëm nëse u sjell atyre përfitime personale e në rast se ndodhë  e kundërta atëherë do të ngrenë pluhur rreth kësaj çështje dhe ngrenë tym duke u munduar që kështu të e mbulojnë të vërteten apo të e keqinterpretojnë, por që realisht nuk mund të e mbulojnë të vërteten sepse çdo herë kthehen me humbje dhe kështu e vërteta vetëm shtohet dhe bëhet çdo herë e më e qartë ndërsa veprat e tyre bëhen të kota ‘’ Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt ‘’ 13:17, dhe çdo herë e keqja nuk është vetëm se për meritorët e saj.
Të nënshtruarit ndaj Zotit, baza e parë për përmirësim:
Pikënisja e përmirësimit realisht nuk mund të jap frytet e saj dhe as që mund të arrije qëllimet e saj vetëm nëse ka për bazë shpalljen hyjnore, sepse Allahu xh.sh është Krijuesi i njeriut dhe Ai është njohës i asaj që është e mirë dhe që është e keqe për të ‘’ A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë ‘’ 67:14. E po ashtu edhe metoda që ka zbriten nga ana e Allahut xh.sh dhe sipas udhëzimeve të Pejgamberit s.a.v.s, dhe të atyre që u udhëzuan pas tij në këtë metodologji hap pas hapi. Çdo hap ishte në kohën e duhur, dhe i ndihmuar në tërë këtë me ndihmesën e Tij andaj edhe triumfi do të jetë i sigurt dhe pa asnjë dyshim ‘’ All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes ‘’58:21, por prej nga vjen gabimi nëse është vënësi i kësaj metode i Gjithëdijshmi dhe Njohësi, e praktikuesi i saj është i mbrojtur nga rrëshqitjet dhe gabimet, i ndihmuar në praktikë dhe fitore, dhe nisur nga ky fakt të gjitha shpalljet kanë qenë mëshirë për mbar njerëzimin ?.
Kjo metodë, ka ofruar për mbar njerëzimin popull prej më të mirëve, prej më të fortëve, prej më të mëshirshmëve, prej më të zellshmëve dhe prej më të begatshmëve nga mbarë popujt. Ky popull bartë në vete shenjtëri dhe qetësi për zemrat e njerëzve aq sa u ndihmon të gjithëve që ta kenë më të lehtë kuptimin, perceptimin, përgjigjen ndaj saj dhe të ecurit me të sa herë që të kërkojnë prej tyre, duke qenë të zhveshur nga nacionalizmi dhe lokalizmi i kulluar.
Ne e ngremë jetën tonë mbi baza dhe rregulla tona duke mos huazuar prej askujt, përveç nëse në të fshihet ndonjë urtësi që është gjë e humbur e besimtarit e që ku ta gjejë obligohet të e marrë, dhe në këtë është kuptimi më i drejt i të qenit i pavarur në aspektin jetik dhe social pas pavarësisë në aspektin politik.
Ndërsa sekreti i kësaj metodologjie është forcimi i saj ndaj uniteti vendas, pastaj unitetit arab dhe mbi të gjitha unitetit islamik, duke na e zgjeruar kështu Islami shpirtin e tij dhe rrënjët e tij ndaj të gjithë neve, duke na bërë vëllezër të cilët e shpëtojnë njëri tjetrin dhe ndihmohen në mes veti duke formuar kështu një forcë të madhe që nuk mund të thyhet pa vullnetin e Zotit.
Thuprat refuzojnë të thyhen nëse ato janë bashkuar
por kur ndahen thyhen si të vetmuara
Kjo metodologji është e plotë dhe gjithëpërfshirëse, përgjegjëse për të ofruar sistemin më të mirë të jetesës në përgjithësi, si në aspektin shoqërorë po ashtu edhe në atë shpirtërorë. Kjo është veçori që e dallon Islamin, i cili për mbarë njerëzinë ka vendosur sistem të jetesës duke u bazuar në dy rregulla kryesore: Marrja e të mirës dhe ndalimi nga e keqja. Thotë Allahu xh.sh:’’ I urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet ‘’ 7:157.
E nëse e pasojmë këtë rrugë do të jemi në gjendje që të gjejmë zgjidhje për shumë probleme që kanë sfiduar të gjitha legjislacionet njerëzore, e që këtu mund të cekim edhe fjalën e Xhorxh Bernar Shoo: Sa shumë ka nevojë bota në kohën e saj bashkëkohore për një njeri si Muhamedi që do ti zgjidhte problemet më madhore derisa do të konsumonte një filxhan kafe.
Pas tërë kësaj, nëse ne do ta ndjekim këtë rrugë do të kemi ndihmën e Allahut xh.sh dhe që do të na ndihmonte kur të kemi nevojë, do të na shpëtonte në vështirësi dhe do ti lehtësonte për ne të papriturat, kështu do të na mundësonte që çdo herë të ecnim përpara ‘’ Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhimbje edhe ata ndjejnë dhimbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur ‘’ 4:104.
Morali është shtylla e përmirësimit:
Me të vërtetë ajo që sot po e përjetojnë shumë prej vendeve Islame, kërkon prej bijve të tij që të vendojnë baza morale ndaj të cilave do të jenë të përkushtuar gjatë përpjekjes për të ngritur popullin dhe për të dërguar vendin drejt prosperitetit.
Ndërsa ajo që të bënë të çuditesh është se kjo ka ardhur shumë qartë në Kombet e Bashkuara ku thuhet se: Duhet që jeta në përgjithësi të jetë tërësisht e veshur me vlera morale, dhe të jetë korrekte, çka do të na shtynte që të vendosim rregulla dhe dispozita me qëllim që të ruajmë këto vlera.
Prej këtyre vlerave morale:
1-      Sinqeriteti:
Me të vërtetë sinqeriteti është bazë e çdo vlere morale andaj duhet që më të ta jetojmë tërë jetën tonë, dhe me të ti edukojmë bijtë tanë sepse kjo është rruga jonë drejt çdo mirësie dhe çdo dobie shoqërore. Thotë i Dërguari a.s: Jeni të obliguar me sinqeritet sepse sinqeriteti të shpie në mirësi e mirësia të shpie në xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë dhe të thotë të vërteten derisa të shkruhet tek Allahu si i tillë. Keni kujdes nga gënjeshtra sepse ajo shpie në padrejtësi e padrejtësia ju shpie në xhehenem. Më të vërtetë njeriu gënjen dhe flet gënjeshtra derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtarë.
Për këtë arsye i bëjmë thirrje mjeteve të informimit që të kenë frikën e Zotit xh.sh dhe të sigurohen për vërtetësinë e burimeve të tyre të informimit ngase disa prej tyre nuk përcjellin lajme nga të sinqertit dhe besnikët, duke mos ia veshur fajin të pafajshmit, të jenë të vetëdijshëm se ata e kanë përgjegjësinë më të madhe në këtë dhe se e bartin tërësisht këtë përgjegjësi kur transmetojnë ndonjë lajmë të trilluar dhe të pavërtetë, e po ashtu këtë përgjegjësi e kanë edhe nëse sjellin ndonjë propagandë që kanë për qëllim të i bëjnë dëm personave, organizatave, partive, subjekteve dhe vendeve të caktuara, e po ashtu duhet të jenë të vetëdijshëm se edhe nëse në këtë botë nuk do të japin llogari atëherë sigurisht që këtë do ta bëjnë në botën tjetër nga ku edhe nuk kanë mundësi shpëtimi.
2-      Bashkëpunimi dhe mbështetja në njëri tjetrin:
Me të vërtetë ngritjen e asnjë populli nuk mund të e realizoj asnjë fraksion dhe për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë bijve të vendit ngase vendi ka nevojë për kontributin e myslimanit dhe të krishterit, të mashkullit dhe femrës, të plakut dhe të riut. Ky bashkëpunim kuptohet në fjalën e Allahut xh.sh :’’ Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë ‘’ 5:2.
Po ashtu është obligim i yni që të bashkëpunojmë në ngritjen dhe rindërtimin, në punë dhe prodhimtari, e në të njëjtën kohë duhet të e largojmë nga mesi ynë atë që shkatërron dhe prish, që djegë dhe ndalë prodhimtarinë, apo që e përhapë korrupsionin dhe të keqen. Vetëm kështu ne mund të jemi të gatshëm dhe të jemi të zotët që të jemi populli më i mirë :’’ Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija ‘’ 3:110.
 
3-      Dhembshuria, ndjeshmëria dhe dashuria:
Thirrja jonë ndaj njerëzve që të largohen nga e liga dhe të orientohen drejt të mirës duhet të jetë e nxitur dhe e shtyrë nga mëshira e jonë ndaj tyre. Thotë i Dërguari s.a.v.s: Do ti shohësh besimtarët në mëshirën e tyre, dashurinë e tyre dhe dhembshurinë e tyre ndaj njëri tjetrit sikurse trupi, nëse ndien dhimbje një pjesë atëherë i tërë trupi do të ndiej ligështim dhe ethe.
4-      Mirësia dhe butësia:
Me të vërtetë bashkëpunimi me mirësi dhe butësi, me butësi ndaj tjerëve e në veçanti ndaj mëkatarëve dhe gabimtarëve do të ndihmonte në afrimin e të larguarit dhe bashkimin e të ndarit, e po ashtu do të ndihmonte edhe në përafrimin e zemrave, thotë Allahu xh.sh:’’ Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten ‘’ 3:159. Ky është një lloj mësimi për mbar umetin me ata që ishin shkaktarë për disfatën në Uhud. Ky ishte një orientim hyjnor për të Dërguarin s.a.v.s, ndërsa i Dërguari s.a.v.s thotë: Nuk ka mirësi në ndonjë gjë e të mos e ngrit atë e as nuk do të hiqet mirësia nga ndonjë gjë vetëm se do ta ulë atë.
5-      Fjala e bukur:
Kur bijtë e një vendi diskutojnë rreth asaj që qon drejt përparimit dhe drejt përmirësimit të vendit, atëherë duhet që të bëjnë përzgjedhjen e fjalëve më të bukura në mënyrë që të mbyllim dyert e djallit duke mos i lënë hapësirë që ti nxjerrë fjalët nga konteksti i tyre dhe të mos ketë mundësi të fryj në të atë që s’ka të bëjë me të, sidomos kur kemi të bëjmë me mjetet e informimit të cilat kanë dëshmuar qartë se nuk kanë për qëllim asgjë tjetër vetëm se të e fshehin të vërtetën dhe të e përhapin gënjeshtrën. Ndërsa feja jonë na urdhëron që të përdorim fjalë të bukura, thotë Allahu xh.sh:’’ E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. 17: 53, ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s thotë: Me të vërtetë djalli e ka humbur shpresën se mund të adhurohet në tokën tuaj por është pajtuar me përçarjen në mes jush, ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: Me fyerjen e veprave tuaja.
Ndërsa fjala e bukur duhet të ketë për synim largimin nga të përqeshurit ndaj tjerëve, apo nënçmimin ndaj tyre, apo përgojimin dhe shpifjen në mes të personave, fraksioneve, partive e që do të qonte në shndërrimin e skenës në një treg mbytje dhe një mejdan armiqësie dhe urrejtje duke mos na lënë kohë që të merremi me punë frytdhënëse.
6-      Iniciativa në të vepruarit e asaj që i shërben vendit:
Prej dëmtuesve më të mëdhenj në kohën tonë është shndërrimi i mejdanit në mejdan të fjalëve, ku shumë më shumë janë të dëmshme sesa të dobishme. Për këtë arsye duhet që të mençurit të punojnë çdo gjë që i bënë dobi vendit të tyre, çdo gjë që do të zgjidhte problemet e tyre, dhe nuk duhet të mjaftohemi vetëm me akuza ndaj të tjerëve. Le të jetë moto e secilit prej nesh të vepruarit në heshtje dhe të kemi për qëllim që Allahu xh.sh të na i shoh veprat tona dhe assesi njerëzit duke qenë maksimalisht të sinqerta dhe larg çdo syfaqësie, fame, prestigji apo zhurme mediale sepse vetëm kështu do të mund të themi se e kemi kuptuar fjalën e Allahut xh.sh:’’ Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat ” 9:105.
Me të vërtetë ata që dëshirojnë të e ngritin vlerën e vendit duhet që të ofrojnë në shërbim të vendit vepra dhe assesi fjalë, e po ashtu duhet të kenë strategji të qarta të punës së tyre gjë e cila do të rezultonte me dobi dhe lumturi për vendin dhe vendasit, e po ashtu duhet ta dinë se lumturia individuale është më afatgjate kur është e ngërthyer në lumturinë e popullit të tij sepse ai që jeton vetëm për vete ai nuk ka merituar të lindet.
Sa e bukur është të pyeturit, e Imam Hasan El-Benna me vëllezërit e tij, kur thotë se: A jeni realisht në gjendje që të luftoni për të pushuar njerëzit, të mbillni që të tjerët të korrin? Dhe në fund… që të vdisni që të tjerët të jetojnë ?.
Pra a e kemi përgatitur realisht vetën tonë që të vdesim në mënyrë që të e largojmë padrejtësinë ndaj të dobëtëve prej burrave, grave, pleqve dhe fëmijëve ?.
Kjo është ajo më të cilën Allahu xh.sh do ta ndihmojë triumfin e këtij umeti dhe të e rikthejë atë në vendin e saj sepse Allahu xh.sh e ndihmon atë i cili e ndihmon At, e kjo bëhet duke e ndihmuar fenë e Tij, duke i ndihmuar të dobëtit prej adhuruesve të Tij.
Me të vërtetë mejdani i fjalëve është atërisht më ndryshe nga ai i imagjinatës, dhe ai i veprave është tërësisht më ndryshe se ai i fjalëve, dhe mejdani i luftës është tërësisht ndryshe nga ai i të vepruarit, dhe mejdani i luftës së vërtetë është plotësisht më ndryshe nga mejdani i luftës së gabuar.
7-      Liri përgjegjëse dhe jo kaotike :
Kur popujt e ndien aromën e lirës nga e cila janë privuar me dhjetëra vite, ata do të vrapojnë drejt saj me pangopësi dhe kjo ndoshta i bënë që ti harrojnë ata që i kanë për rrethi andaj edhe është e drejt e tyre që ti gëzohen një lirie përgjegjëse e cila do të shpinte secilin që të përballohet me cilindo që dëshiron të e keqpërdorë këtë liri në kurriz te të tjerëve dhe të bindjeve te të tjerëve, adhurimeve te të tjerëve, pasurive te të tjerëve, dhe po ashtu është e drejt e secilit që të mos i sjellë liria shkatërrim, prishje, dhe vrasje gjoja në emër të lirisë.
Urtësia e mëshirës së Allahut xh.sh ndaj njerëzve në përgjithësi ka bërë që Ai të u dërgojë rregulla për të peshuar drejt ndaj lirive të tyre dhe këtë e ka bërë duke ua dërguar legjislacionet e ndryshme dhe së bashku me to ka dërguar edhe të dërguar që ti udhëzojnë njerëzit për të ecur drejt rrugëve të lirive të tyre dhe praktikimin e këtyre lirive në sfera të fuqishme dhe të shëndosha në mënyrë që të stabilizohen gjendjet e njerëzve dhe të qetësohen shpirtrat e tyre nga frika e humbjes apo keqpërdorimit të lirisë së tij personale.
Me të vërtetë liria nuk mund të tejkalojë njeriun vetëm nëse ai nuk i ruan liritë e të tjerëve, nuk i bënë dëm askujt, nuk bënë tirani ndaj askujt, dhe nuk i vë pranga askujt përderisa nuk fshihet prapa veprimeve të tij dëm dhe shkatërrim mbi tokë. Ndërsa Islami ka vënë një rregull të përgjithshëm, e që është: Të pajtuarit me të vërtetën dhe të dobishmen, e që në vete përmbanë:
a-      Të mos shpie liria individuale apo grupore deri tek cenimi i lirive ndaj të tjerëve.
b-      Të mos ketë për pasojë dëmtimin e lirisë dhe sigurisë së njerëzve.
c-      Të mos humbas të drejta më të mëdha së ajo.
Kjo është ajo që mund të quajmë barazhesh në mes të së drejtës personale dhe shoqërore, apo përfitimeve individuale dhe atyre shoqërore.
8-      Drejtësia:
Me drejtësi janë krijuar qiejt edhe toka, dhe me drejtësi mbijetojnë shtetet dhe me drejtësi e mbajnë stabilitetin e tyre, prej këtu na është obliguar edhe neve që të mbrojmë drejtësinë në vendet tona dhe të ia jap të drejtën çdo kujt edhe nëse është në pyetje vetja jonë. Thotë Allahu xh.sh:’’ O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di çka punoni ‘’ 4:135, dhe të ua japim hakun edhe nëse janë nga radhët e armiqve tanë ‘’ O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni ‘’5:8.
Pre drejtësisë është që të mos i cilësojmë të gjithë njerëzit si të pa dobishëm’’ Kush thotë se janë shkatërruar njerëzit ai është më i shkatërruari apo më shkatërruesi ‘’, ashtu siç nuk mund të jetë prej drejtësisë zvogëlimi i të mirave dhe zmadhimi i të këqijave, e më e rrezikshme se kjo është nëse tentojmë që gjërat pozitive të i shndërrojmë në negative apo që epshet të i shndërrojmë në zota të cilët udhëheqin me ne. Allahu xh.sh ia ka tërhequr vërejtjen të dërguarit të Tij, Davudit a.s që të ketë kujdes nga pasimi i epsheve, thotë Allahu xh.sh:’’ O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë ” 38:26.
9-      Sundimi i ligjit:
Është e domosdoshme të themi edhe një herë se drejtësia është baza e posedimit, dhe për këtë arsye duhet që gjykata të jetë rrugë të cilën nuk mund të e anashkaloj apo të dal përmbi të duke, u bazuar në bazë të sundimit të ligjit. Këtë e ka miratuar edhe feja edhe është gjë me të cilën veprohet në të gjitha shtetet e botës, po ashtu është shpallur edhe në Kombet e Bashkuara ku thuhet se: Demokracia është e ngritur mbi sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Në një vend demokratik askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe që të gjithë janë të barabartë para tij. Kjo është një dëshmi dhe një pranim nga të gjithë njerëzit mbi vlerat që i ka zbritur Allahu xh.sh.
10-  Paqja dhe refuzimi i dhunës:
Dhe së fundi i bëjmë thirrje të gjithë bijve të këtij umeti që sa herë të dojë të e shpreh mendimin e vetë le ta bëjë këtë me fjalë të bukura apo me protesta paqësore, duke shmangur çdo lloj dhune, duke shmangur sharjet dhe fyerjet, duke iu shmangur shkatërrimit të pronave private dhe shtetërore. I Dërguari a.s thotë: Besimtari nuk është fyes, as sharës, as mallkues, as i pamoralshëm, as i pacipë, as nuk është gjakderdhës. Islami është mbrojtës i gjakut, nderit dhe pasurisë. I Dërguari s.a.v.s sa herë që dërgonte ndonjë ushtri për të luftuar thoshte: Nisuni në emër të Allahut dhe mos mbysni fëmijë, as gra, as pleq të shtyrë në moshë, e as mos prishni puse, e as mos shkatërroni pemët përveç atyre që u pengojnë në luftë apo u pengojnë për të arritur armikun, mos i masakroni njerëzit e as kafshët, as mos tradhtoni e as mos e teproni.
O ti mysliman:
Ejani që të bashkohemi në qëllimet madhore për vendin tonë, eja që të punojmë dhe të veprojmë për vlera dhe moral që i ruan të drejtat e të tjerëve, dhe respekton liritë e tyre, dhe le ta bëjmë moton tonë ‘’ Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! ‘’ 3:103.
Le të punojë secili prej nesh në përmirësimin e gjendje së vetë dhe përmirësimin e gjendjes së të tjerëve, le të jetë kjo nën moton ‘’ Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar! ” 11:88.

Allahu është më i madhi dhe Atij i takon falënderimi…

Përktheu: Artan Musliu