Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

VLERAT MORALE – THEMELI I VENDIMMARRJES DHE SJELLJES SË SHËNDOSHË TEK TË RINJTË

Në kuadër të projektit INCEPT, të realizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, u organizua trajnim edukativ me temë “Vlerat morale si bazë për vendime dhe sjellje në adoleshencë”, i udhëhequr nga znj. Zubejda Murtezi Fazliu.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e vlerave morale në formësimin e personalitetit të të rinjve në realitetin e sotëm shoqëror, duke vënë theks të veçantë në rolin e respektit, nderit, moralit, besnikërisë dhe drejtësisë si shtylla themelore për marrjen e vendimeve të drejta dhe ndërtimin e një sjelljeje të shëndoshë në moshën e adoleshencës.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe punuese, ku zhvilluan diskutime mbi temat “Mbi çfarë vlerash duhet të funksionojnë raportet shoqërore” dhe “Mbi cilat vlera duhet të funksionojnë institucionet arsimore”, duke nxitur mendimin kritik, bashkëpunimin dhe reflektimin aktiv të nxënësve.

Trajnimi u pasurua me shembuj konkretë dhe praktikë, përmes të cilëve të rinjtë u njohën me mënyrat se si vlerat morale shërbejnë si udhërrëfyes në jetën e përditshme dhe si mund të implementohen në sjelljen personale, shoqërore dhe arsimore.

Ky aktivitet përbën hap të rëndësishëm në misionin e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup për edukimin, vetëdijesimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes promovimit të vlerave që kontribuojnë në ndërtimin e shoqërie më të drejtë dhe më të shëndoshë.

11 janar 2026, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version