Categories
Të tjera

Vraponi në natyrë, jo në sallonet e sportit

Tashmë nuk keni pse të shpenzoni pará në sallonet e sportit. Studiuesit theksojnë se vrapimi në ajër të pastër ndikon për mirë në aktivitetin tonë fizik dhe mendor.
Specialistë nga “Peninsula College of Medicine and Dentistry” analizuan të dhënat e marra nga rezultatet e 11 eksperimenteve të zhvilluara mbi 833 persona të rritur. Sipas tyre, ushtrimet e zhvilluara në natyrë shtojnë energjinë dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen fizike. Krahas kësaj, u zbulua se ushtrimet në ajër të pastër ndikojnë në uljen e stresit, shqetësimit, depresionit dhe ankthit.
Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Environmental Science and Technology”  këshillohet që njerëzit të kalojnë më shumë kohë në mjedise natyrale, për të luftuar shqetësimet dhe sëmundjet e jetës së modernizuar siç janë obeziteti dhe depresioni. /Start/

Exit mobile version