Gjyqtari i famshëm anglez, Howard Webb, e ka komentuar ndeshjen e zhvilluar në Beograd ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Franca 2016″.
Ai ka deklaruar për gazetën “Sport Plus” në Shqipëri se dueli i tetorit në Beograd ka qenë ndër më të dhunshmit që ka parë ndonjëherë.
“E kam parë ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre. Ajo ishte vërtetë më e dhunshmja që e kam parë ndonjëherë”, ka thënë Webb.
Ndryshe, Serbi-Shqipëri u drejtua pikërisht nga një gjyqtar anglez, i cili ishte Martin Atkinson.
EDITOR
10 years ago
previous article