Categories
Lajme FRI

Wi-Fi është i rrezikshëm për fëmijët

Është ky alarmi i lëshuar nga një studim i botuar ne “Journal of Microscopy e Ultrastructure“, sipas te cilit, ekspozimi i zgjatur ndaj valëve Wi-Fi, dëmton indin e trurit të të vegjëlve, pasi këta janë me te ndjeshëm ndaj tyre se sa te rriturit.
Sipas studimit, kjo vjen për dy arsye, se pari për shkak te faktit se truri i fëmijëve është me përthithës ne mënyrë selektive ndaj tyre, dhe se dyti, pasi kraniumi i tyre është sigurisht me i holle se sa i te rriturve.
Po sipas këtij artikulli, edhe gratë ne periudhën e shtatzënisë do te duhet te qëndrojnë me larg celulareve dhe tablets-ave, pasi përsëri janë rrezet e Wi-Fi, ato qe kane ndikim ne zhvillimin e trurit te fëmijëve edhe ne mitrën e nënës.
Sipas Maya Shetreat Klein, me këtë arsye janë te lidhura edhe shume raste te lindjeve me diagnoza te shqetësimeve nervore, veçanërisht këto vitet e fundit.
Megjithatë jo te gjithë profesionistet e fushës janë dakord me këtë përfundim. Sipas britanikes “Health Protection Agency”, emetimi i valëve nga diapozitivi Wi-Fi është shume i ulet, dhe sasia e radiacionit qe merret prej tyre ne harkun e një viti, është e barabarte me atë qe merret duke folur për njëzet minuta ne celular.

Exit mobile version