Në 2011 tregut të telefonave inteligjentë iu bashkua jo pa ambicie edhe Wiko, kompani franceze që ‘sfidonte’ dominuesit e tregut, Apple dhe Samsung.
Si fillim pritshmëritë ishin të ulta, por në 2013 arriti të rënditet e treta në tregun francez, pas Apple dhe Samsung.
Darkfull është modeli që kompania mburret. Modeli është në gjendje të mbajë dy karta sim, një avantazh që duhet thënë se nuk e ka vetëm ky telefon.
Sa i përket parametrave Darkfull ka një ekran prej 5 polësh full HD, kamera kryesore 13 megapixel dhe ajo dytësore 5 megapixel, procesor quad core 1.5 Ghz dhe dy Gb Ram. Sistem operimi është zgjedhur Android 4.2.1, ka GPS, busull dhe akselerometër.
Pika e dobët (ndoshta jo më e dobta) është bateria. Ashtu si edhe telefonat e tjerë inteligjentë, edhe produktet e Wiko-s nuk shkojnë më shumë se një ditë dhe më pas duhen rikarikuar.
Pika më e fortë është dual sim që u mundëson përdoruesve që të zgjedhin se me kë numër zgjedhin të bëjnë telefonatën, pa çaktivizuar asnjërën prej kartave.
Tjetër pikë e dobët është rrjeti. Darkfull mundëson lidhjen vetëm me H+ e deri tek 3G dhe kjo shihet si minus nisur nga përhapja me shpejtësi e rrjetit 4G. Megjithatë duke patur parasysh që shumicës së përdoruesve u mjafton 3G, mungesa e 4G nuk duhet parë si tragjedi.
Minus është edhe mungesa e një vendi për karta memorie të jashtme.
Pika e fortë është kamera prej 13 megapixel që ofron një shkrepje të shpejtë dhe me cilësi të madhe si dhe cmimi konkurues, që synojnë masivizimin e tij. 279 euro është Darkfull, produkti më i shtrenjtë i kompanisë franceze.
Vetëm në janar produktet e Wiko-s dolën jashtë kufijve francezë dhe tashmë synojnë përhapjen nëpër Europë, si një hap i parë drejt globalizimit.
previous article
Urim me rastin e 7 Mars-it
next article
Brazili 2014.Stadiumet ende kantier ndërtimi.
you might also like
5 days ago
6 days ago