Kampionati botëror i vitit 2022 në Katar duhet të zhvillohet gjatë dimrit në mënyrë që të mbrojë futbollistët dhe tifozët nga temperaturat e larta të shkretëtirës, ka thënë presidenti i UEFA-së, Michel Platini të shtunën.
Gara e vitit 2022 iu dha Katarit nga FIFA më 2010 dhe ende është e caktuar që ajo të zhvillohet gjatë verës kur temperaturat mbërrijnë në më tepër se 40 gradë celsius. Andaj, Platini mendon se zhvillimi i Botërorit gjatë dimrit është zgjedhja e duhur.
“Jam në favor të Katarit për dy kushte. Për shkak të nxehtësisë, më mirë do të ishte të zhvillohej gjatë dimrit”, deklaroi Platini për Bild.