Xhamia Sanxhaklar në lagjen Büyükçekmece të Stambollit, është frymëzuar nga shpella Hira
Projekti i kësaj xhamie, i cili mahnit të gjithë ata që e shohin, është frymëzuar nga shpella Hira, vend ku Pejgamberit a.s. i kishte filluar zbritja e Shpalljes Hyjnore.
Xhamia Sandzhaklar është ndërtuar në një thellësi prej 9 metra nën sipërfaqen e tokës. Në Festivalin arkitektonik botëror është përzgjedhur si vepra më e mirë në kategorinë e objekteve fetare.
Ndërtimi i xhamisë, e cila me pamjen e saj të pazakontë tërheq vëmendjen, është në fazën përfundimtare dhe pritet të hapet pas festës së Kurban Bajramit.