Duke e realizuar një ëndërr të vjetër për muslimanët e Kubës, qeveria ka miratuar planin për xhaminë e parë në Kubë, me ndihmën e  qeverisë turke, pas një vizite të një delegacion nga Fondacioni  për Çështjet Fetare të Turqisë në ishullin Karaibe.
Ne menduam  se xhamia do të përkryen rrethin historik të Havanës me arkitekturën Evropiane të lagjes , ” ,  tha  të premtën, më 25 prill 2014, Juksel Sezgin, këshilltar shtypi për Fondacionin e Çështjeve Fetare të Turqisë ( TDV ) një degë e organizatës më të lartë të qeverisë për çështje fetare.
Xhamia, që ishte një ëndërr, u miratua pas një vizite nga delegacioni  i Fondacionit për Çështjet Fetare të Turqisë  (TDV) në Departamentin e Kubës për Çështje Fetare javën e kaluar.Dizajnuar sipas xhamisë së famshme Ortakoi në Stamboll, xhamia është duke u ndërtuar për t’i shërbyer qytetit  me 3.500 muslimanë dhe do të jetë e kompletuar brenda një viti.
Sipas planeve, xhamia në Havana ka një sipërfaqe prej 32.300 metra katrore dhe ka kapacitet për t’i shërbyer 500 personave .Toka për xhaminë tashmë është ndarë në rrethin e Havanës së Vjetër.
Sipas zyrtarëve të Fondacioni  për Çështjet Fetare të Turqisë  (TDV),  ,dizajni i shekullit të 19-të të Xhamisë Ortakoi u sugjeruar që të përshtatet më mirë me arkitekturën e zonës përreth.Me asnjë xhami në dispozicion aktualisht, shumica e muslimanëve të Kubës luten në shtëpitë e tyre kurse të xhamanë, në dhomën e Pedro Lazo Torre, kryetar i Komunitetit Musliman në Havanë.
Luis Mesa Delmonte, një profesor kubanez, duke punuar në studime të Lindjes së Mesme në El Colegio de Meksiko në Mexico City , thotë se qeveria e kryetarit Raul Castro e miratoi projektin e xhamisë, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kubës për ta hapur sistemin komunist .
“Qeveria kubaneze e ka miratuar projektin disa vjet më parë, por ideja ishte për të ndërtuar xhaminë me burimet kombëtare , ” tha Delmonte.
“Më duket se kushtet shumë të vështira ekonomike në Kubë e bënë të pamundur ndihmën tonë në këtë drejtim. ”
Plani është pjesë e një projekti më të gjerë nga ana e Fondacionit  për Çështjet Fetare të Turqisë  (TDV) në ndërtimin e xhamive për myslimanët që jetojnë në Karaibe.
Një projekt i ngjashëm është në Haiti i cili do të përfundojë deri në fund të këtij viti.
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë