Categories
Lajme FRI

Xhamia e vetme e sulltanit në Maqedoni afër rrënimit

Derisa me miliona euro harxhohen për ndërtime të reja dhe përmendore, në Maqedoni po shkatërrohet trashëgimia kulturore.
Ministria e kulturës për mbrojtjen e  trashëgimisë kulturore ndan vetëm 650 mijë euro në vit. Shumë objekte të konservuara janë në gjendje të keqe, thonë ekspertët për a1on.
Xhamia e Sulltan Muratit është një nga objektet me gjendje katastrofale dhe është në rrezik që të rrënohet.

Sot, xhamia së bashku me Sahat Kullën, janë të rrethuara me objekte të larta private dhe që janë ndërtuar në oborrin e tyre dhe kanë mbuluar tërësisht këto objekte kulturore.
Xhamia e Sulltan Muratit daton nga viti 1436 dhe është xhamia më e vjetër nga të gjitha që janë ruajtur gjer më sot. Në pjesën veriore të Xhamisë së Sulltan Muratit, në oborrin e saj, gjendet edhe Sahat kulla e Shkupit e cila është pjesë përbërëse e kompleksit të xhamisë.

Herën e fundit që është rikonstruuar kjo xhami është viti 1912 nga ana e sulltan Rushadit.
Nga tërmeti i vitit 163 kjo xhami nuk është vendosur nën përkujdesje konservuese.

Exit mobile version