Njerëzit e Lindjes gjithmonë kanë qenë të pasionuar pas qilimave të kuq. Mbretërit dhe udhëheqësit e kohëve të lashta krenoheshin në qoftë se në pallatet e tyre posedonin qilima të tillë.
Vlera e tepihëve të kuq është konsideruar si pasuri integrale e një objekti në të cilin janë gjendur.
Xhamia e Pejgamberit a.s. në Medine veçohet edhe me këto qilima të shtrenjtë dhe të bukur, sikur që veçohet edhe me shumë gjësende të tjera me vlera të larta materiale e shpirtërore.
Tepihët e xhamisë së Pejgamberit a.s. kapin një vlerë të lartë kualiteti dhe prodhohen në një vend të posaçëm, ekskluzivisht për xhaminë.
Xhamia në brendi ka rreth 3500 qilima, rreth 2000 në pjesën e tarracës, kurse rreth 4000 në zonat përreth xhamisë. Vetëm gjatë Ramazanit dhe festave të Bajrameve në xhami shtrohen rreth 9500 sosh.
Ekzistojnë edhe 500 qilima të tjerë, të cilët mund të përdoren në rast se e lyp nevoja.
Categories