E dashura motёr dhe ti i dashuri vёlla
kёto dy emra janё relitet e jo pёrralla,
emri i parё ёshtё ndёshkim i dhimbshёm
ndёrsa i dyti ёshtё pёrjetim i kёndshёm.  
 
Njeriu tregohet i pakujdesshёm reth kёtyre dy emrave
dhe me pakujdesi tenton ti shmanget realitetit,
ai e mohon edhe tё vёrtetёn vetёm pёr tё qenё zotrues i mirёsive
dhe haron se interesi pas kёsaj bote mund ta bёj banor tё ndёshkimit.
 
Nёse tё thuhet ty o njeri se xhehenemi paguhet
sigurisht do tё thuash,mё falni por ky emёr s’kuptohet,
dhe ashtu i tёrbuar nga emrimi i tillё do tё bёsh njё pyetje
e pёr sqarim do tё presёsh njё pёrgjigje.
E sikur nё vend tё pёrgjigjes tё mёsoni mbi realitetin e kohёs
dhe tё njiheni me veprat qё ju bёjnё pjestarё tё injorancёs,
atёherё do ta kuptoni rrёndёsin e emrit
kur do tё mёsoni mbi punёt e banorёve tё zjarit.
 
Nёse ju tregtoni dhe e pini alkoolin,duhet paguar njё çmim
Nёse ju tregtoni dhe e merni drogёn,duhet paguar njё çmim
Nёse ju tradhёtoni bashkёshorten dhe bёni zina,duhet paguar njё çmim
Nёse ju jeni mashtrues dhe i pabes,duhet paguar njё çmim
Nёse ju i fajsoni tё ndershmit dhe u trilloni gёnjeshtra,duhet paguar njё çmim
Nёse ju jeni gёnjeshtar dhe betoheni rrejshёm,duhet paguar njё çmim
Nёse ju pёr interes shёndroheni nё vrasёs,duhet paguar njё çmim
Nёse ju keni prindёr dhe nuk kujdeseni pёr to,duhet paguar njё çmim
Nёse ju jeni prind e s’kujdeseni dhe edukoni fёmijёt,duhet paguar njё çmim
Nёse ju jeni udhёheqёs dhe nuk udhёheqni me drejtёsi,duhet paguar njё çmim
Nёse ju jeni borxhli dhe mohoni e nuk ktheni borxhin,duhet paguar njё çmim
Nёse jeni i pasur dhe nuk i ndihmoni tё varfёrit,duhet paguar njё çmim
Nёse jeni pundhёnёs mashtrues dhe s’paguani puntorёt,duhet paguar njё çmim
Nёse jeni puntor dhe punёs sё dedikuar s’ja jepni hakun,duhet paguar njё çmim
Nёse jeni tregtar ziliqar dhe manipuloni me peshoren,duhet paguar njё çmim
E ti o motёr qё s’je e mbuluar dhe e mohon atё,dije se ke pёr t’paguar njё çmim.
E kur krijesat i thyejnё urdhёrat e Krijuesit meret njё vendim
padyshim se pёr mos ndёgjim do paguajnё njё çmim
Dikush me nder,e dikush me para
Dikush me besim,e dikush me vlera
Dikush me respekt,e dikush me ikje
Dikush me dhimbje,e dikush me humbje
Dikush me jetё,e dikush me familje.
Dijeni se çmimet e dunjas paguhen sipas vlerёs sё mёkatit
Ndёrsa tё njejtat nё paamshueshmёri paguhen me ndёshkim tё zjarrit.
 
Nёse tё thuhet se xhenneti ёshtё falas pёr ty o njeri
sigurisht i buzёqeshur do pyesёsh me krenari.
Mё falni por kjo si ka mundёsi?
dhe pёrgjigjen do ta presёsh me knaqёsi.
 
I dashuri vёlla dhe ti e dashura motёr
Nёse faleni nё xhami apo shtёpi,namazi ёshtё falas
Nёse agjёroni muajin e Ramazanit dhe jasht tij,agjёrimi ёshtё falas
Nёse luteni pёr ndihm nё vёshtirёsi,lutja ёshtё falas
Nёse pёr mirёsi faleminderoheni,faleminderimi ёshtё falas
Nёse nё rrugё tё All-llahut flijoni veten,flijimi ёshtё falas
Nёse pёrkujdesi dhe dashuria e prindёrve tё sjellё lumturi,lumturia ёshtё falas
Nёse me lindjen e fёmijёs gёzoheni,gёzimi ёshtё falas
Nёse jepni zeqatin dhe sadakan,dordhёnja ёshtё falas
Nёse i ndihmoni jetimat dhe nevojtarёt,ndihma ёshtё falas
Nёse pasuri e shёndet sakrifikoni nё rrugё tё All-llahut,sakrifica ёshtё falas
Nёse pjesёt e trupit i shfrytёzoni pa pages,dijeni se edhe krijimi juaj ishte falas.
I dashuri vёlla dhe ti e dashura motёr
Ç’do vepёr qё bёhet nё emёr tё All-llahut ёshtё falas
Por tё njejtat nё Ahiret do tё shpёrblehen pa mas
me drejtёsin e Tij absolute do t’peshohen
besimtarёt shpёrblehen e jobesimtarёt ndёshkohen
Prandaj peshohuni para se t’ju peshojnё dhe pendohuni qё t’mos ju ndёshkojnё.
 
                            Shkruar nga: Xhemshit Jusufi