Dy futbollistët shqiptarë, Valon Behrami e Blerim Xhemaili, dëshirojnë që edicionin e ardhshëm të fitojnë trofe me skuadrën e Napolit. Behrami ia ka zili Juventusit që ka fituar titullin e kampionit në Itali për edicionin 2012/2013.
Ai thotë se të njëjtën gjë dëshiron ta bëjë edhe skuadra e tij edicionin e ardhshëm, ndonëse edhe këtë stinor ishte në garë deri para një xhiroje.”Renditja gjithmonë e tregon të vërtetën. Dhe, nëse Napoli do të garojë edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve, atëherë ky plasman është korrekt dhe me plot meritë. Kemi pasur një stinor të mirë, por është dashur të bëjmë më shumë për ta arritur Juventuesin në krye.
Ia kam zili Juventusit që ka festuar titullin, por do të punojmë që edicionin tjetër këtë festë ta bëjmë ne”, ka thënë Behrami, njofton “pianetazzurro.it” të hënën. Ai luajti gjatë tërë ndeshjes në fitoren e Napolit ndaj Interit me rezultatin 3:1. Behrami, në minutën e fundit të kësaj ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë. Në fakt, ai ka luajtur rol kyq në sukseset e Napolit këtë edicion. Me fanellën e Napolit në kampionatin italian, Serie A ka luajtur në 30 ndeshje.
Rol të madh te Napoli në këto ndeshjet e fundit ka edhe mesfushori tjetër shqiptar, tetovari Blerim Xhemaili. Ai në 30 ndeshje të luajtura ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asistim.
“Presidenti i klubit më ka thënë se nuk dëshiron të më shesë dhe unë kam bërë mirë që nuk kam lëvizur. Është e vështirë për t’u larguar nga Napoli, sepse unë jam i lumtur këtu dhe dua të fitoj diçka të rëndësishme”, ka thënë Xhemaili, njofton “calcio.fanpage.it”.
Xhemaili me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015, kurse Behrami ka dy vjet më shumë. Behrami e Xhemaili janë pjesë edhe e Përfaqësueses së Zvicrës. Napoli zë vendin e dytë me 72 pikë.