Xhuma Emin Abdulaziz

1934-2015

Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është një prej mendimtarëve, ideologëve, historianëve më të njohur në mesin e lëvizjës së Vëllezërve Mysliman. Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, llogaritet si inxhinier i mendimit tek të rinjët e Vëllezërve Mysliman dhe është po ashtu historian zyrtar i tyre. Është prej më të njohurve në kohët e sotme për thirrjen dhe të kuptuarit thelbësorë të parimeve dhe të syneve të kësaj lëvizje andaj edhe kishte shkruar shumë për të sqaruar parimet e kësaj lëvizje e sidomos kur ato keqkuptoheshin apo keqinterpretoheshin nga të tjerët. Ai është autorë i shumë ideve dhe propozimeve për daljen nga problemet në të cilat gjendeshin anëtarët e kësaj lëvizjeje apo edhe për dalje nga problemet politike me të cilat ballafaqoheshin, qoftë si lëvizje apo si popull. Po ashtu është autor i vetëm që ka shkruar rreth historikut të kësaj lëvizje në Egjiptë.
Lindja e tij dhe jeta e tij:
Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është lindur në vitin 1934 në Egjipt.
Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte burgosur shumë herë, për herë të parë ai burgosët në vitin 1965, në të njëjtin vitë në të cilin edhe ishte ekzekutuar Seid Kutbi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, dhe qëndron në burg deri në vitin 1971, pastaj përsëri burgoset në vitin 1994.
Kishte jetuar në kohën e Imam Hasan El-Benas, Allahu xh.sh e mëshiroftë, por nuk kishte pas mundësi që të takohej me të e ndërsa ndikimin më të madh dhe shtytjen për tu kyçur në këtë levizje e kishte marrë nga një prej mësuesve të tij në shkollë i cili me rastin e ekzekutimit të Hasan El-Benas kishte mbajtur një fjalim për nxënësit e tij dhe ua kishte prezentuar Imam Benan dhe veprimtarinë e tij.
Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte i martuar dhe kishte tre fëmije e shtatë nipa e mbesa.
Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte jetuar në shumë vende arabe dhe në disa prej vendëve europiane por që pavarësishtë në cilin vend jetojë ai kishte lënë gjurmë të një myslimani të vërtetë dhe aktivë në thirrje në rrugën e Allahut xh.sh.
Para revolucionit të fundit në Egjiptë ishte shprëngulur në Britani në vitin 2010 për shkak të problemeve shëndetësore por pasi që kishin filluar trazirat në Egjiptë vëndos që të qëndrojë në Britani ku edhe kryente punët e udhëheqësit të përgjithshëm të Vëllezërve Mysliman pasi që Dr. Muhamed Bediu ishte burgosur pas revolucionit të fundit.
Shkollimi dhe veprimtaria e tij:
Në vitin 1961 arriti që të diplomohen në fakultet për shërbime publike, më pas punojë si hulumtues në Aleksandri, e më vonë bëhet edhe kryesues i kësaj pune. Pastaj bëhet edhe drejtorë i shkollave të mesme “Medine Munevere” në Aleksandri, për të cilat edhe ishte ideatorë në themelimin  e tyre, e që më vonë bëhen prej shkollave më të suksesshme në nivel shtetërorë nga ku diplomohen shumë prej të rinjëve që më vonë do të lënë gjurmë në këtë lëvizje.
Nga viti 1981-1985 kishte punuar edhe si udhëheqës i Asamblesë Botërore për të rinjët Mysliman në Xhide. E po ashtu edhe në lëvizjen e Vëllezërve Mysliman kishte mbajtur poste të ndryshme dhe kishte kryer detyra të shumta.
Ai është autorë i shumë librave edukative, arsimore, dhe në fushën e thirrjes që kryesishtë ishte i përqëndruar në sqarimin, komentimin dhe thjeshtësimin e ideologjisë dhe metodologjisë së thirrjes së Vëllezërve Mysliman. Po ashtu ka me qindra ligjërata audio dhe video në të cilat është dalluar dhe është shquar për fuqinë e ligjërimit dhe nivelin e lartë të së shprehurit. Ishte shumë i sinqertë dhe shumë i devotshëm gjë kjo që kishte bërë të mundur që të kishte shumë ndikim tek ata që dëgjonin ligjërimet apo fjalimet e tij.
Prej librave të tij më të dalluar mund të cekën “Nën hijën e njëzet rregullave”, pastaj “Thirrja, rregulla dhe dispozita”, e po ashtu edhe “Historia e Vëllezërve Mysliman”.
Vdekja e tij:
Xhuma Emin Abdulaziz, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq në Londër të Britanisë me 24.01.2015 ku edhe u bë varrimi i tij.
Përgatit: Artan Musliu