Ditën e djeshme, e premte 13 shtator, mbështetës të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, organizuan protesta në përkujtim të dëshmorëve të rënë gjatë shpërndarjes së demonstruesve në Rabia Adevije. Protestat shoqëroheshin me këngë në mbështetje të presidentit të rrëzuar Mursi, me flamujt egjiptianë dhe pankarta me logon Rabia dhe me fotot edëshmorëve të rënë një muaj më parë.
Sipas burimeve të informacionit, këto protesta janë shoqëruar me viktima dhe të plagosur nga ana e protestuesve, për shkak të plumbave dhe saçmave që janë lëshuar kundër tyre. /ardhmeriaonline/
Categories