Basketbolli është një sport në të cilin gjatësia ka një rëndësi vendimtare. Megjithatë, për një 11-vjeçar, fakti qe eshte 35-40 centimetra më i shkurtër se shokët e tjerë të skuadrës nuk bën asnjë diferencë. Jo vetëm kaq, por Julian Newman, me gjatësi prej 137 centimetrash dhe i shëndoshë vetëm 31 kilogram, është më i miri i skuadrës së tij të shkollës “Downey Christian School” në SHBA.
Falë aftësive të mrekullueshme në përdorimin e topit dhe mundësive për të gjuajtur në disa mënyra të ndryshme me një precision të habitshëm, 11-vjeçari arrin të shmangë mbulimin e djemve 170-180 centimetra të gjatë e të kryesojë tabelën e pikëshënuesve, në kampionatin kombëtar të moshave.
”Është një fëmijë shumë i talentuar dhe vjen nga një familje shumë e mirë”, deklaroi Joe Davis, koordinatori i rekrutimeve në përfaqësuesen amerikane të moshave, për “New York Times”. “Është i shkurtër dhe herët a vonë do të përballet me këtë pengesë, por pasi të marrë vrullin e rritjes, do të bëhet me të vërtetë një yll në basketboll”.
Sipas ekspertëve, Newman ka shanse që me punë të vazhdueshme, të arrijë një gjatësi midis 175-180 centimetra. Ndonëse përsëri me standartet e basketbollit dhe NBA-së, Newman do të mbetej i shkurtër, ai etiketohet që tani si një Allen Iverson i ardhshëm, basketbollistit legjendar, 11 herë pjesë e “All-Stars Game” dhe një herë fitues i MVP (Lojtari më i mirë i vitit), pavarësisht gjatësisë prej “vetëm” 183 centimetrash.
EDITOR
12 years ago
previous article
Në rahmet të All-llahut dijetari i madh islam H. Vehbi S. Gavoçi
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago