Nuk është Demba Ba, që në ndeshjen e kthimit mes Chelseas dhe PSG-së pas shënimit të golit për ekipin e tij ra në sexhde për të falënderuar Zotin, por është një bashkëatdhetar i yni shqiptar Ilir Azemi, i njohur si “bisha” e SpVgg Greuther Fürth, ekip i ligës së dytë gjermane.
Ilir Azemi është futbollisti shqiptar me perspektiv që mori pjesë edhe në ndeshjen e parë të Republikës së Kosovës që u luajt me Haitin.
Përndryshe Ilir Azemi është 22 vjeçar dhe është me origjinë nga Prishtina ku gjatë luftës së Kosovës së bashku me familjen e tij u shpërngulën në Gjermani./albtime
Categories