Kur boksieri amator Zack Khan ishte detyruar që ta lë boksin për shkak të lëndimit, ai kishte vendosur të përqendrohet vetëm në ngritjen e peshave.
33 vjeçari, nga Sheffieldi, së shpejti i ishte kërkuar që të marrë pjesë në gara të buildingit, ndërsa në moshën 29 vjeçare kishte fituar kampionatin e parë në Britani duke u bërë kampioni i parë mysliman në këtë vend.
Zack “King” Khan ka thënë se i respekton të gjitha rregullat e fesë myslimane.
Ai agjëron ramazanin, ndërsa ka shtuar se asnjëherë nuk e ka humbur faljen e xhumasë. Ai sot e nxjerr jetesën e tij duke udhëtuar nëpër botë dhe duke performuar nëpër gara të ndryshme.
Khan ka thënë se sfida më e vështirë për të kombinuar besimin e tij me sportin është gjatë periudhës së Ramazanit kur ai duhet të konsumoj deri në 5 mijë kalori dhe detyrohet ta bëjë këtë gjatë mbrëmjes.
“Çdo ditë mua më duhen 5 mijë kalori kështu që ha të paktën 8 vakte në ditë. Mirëpo është e vështirë gjatë Ramazanit. Por e zëvendësoj këtë gjatë natës”, ka thënë Khan.
 




“Unë i respektoj të gjitha rregullat e fesë islame dhe asnjëherë nuk e humbas faljen e xhumasë”, ka shtuar ai. /Zëri/