LSDM-ja, në mbështetje të pohimeve të saj se kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë 1,5 milion euro në dorë, nga shitja e “Makedonska Bankës”, duke iu shmangur edhe tatimit ndaj shtetit, publikoi sot 4 regjistrime audio, me detaje se si janë zhvilluar bisedimet për shitjen e bankës dhe pagesën e parave. Në regjistrime, sipas LSDM-së, dëgjohen zërat e negociatorit në këtë punë, të Jovica Stefanoviqit të njohur ndryshe me pseudonimin si “Gazda Nini” i cili dëshironte të blinte në mënyrë të paligjshme bankën, si dhe Nikolla Gruevskit, i cili si lider i VMRO DPMNE-së ka kontrolluar aksionet e bankës.
“Nikolla Gruevski siç duket nuk dëshiron të jetë i sinqertë me qytetarët maqedonas. Dy ditë i dhamë shans që të del para opinionit dhe të tregojë publikisht për 1.5 milion eurove që i ka marr në kesh nga Nino. Nëse Gruevski ishte i pastër do të dilte para publikut menjëherë pas akuzave dhe personalisht do të sqaronte se çfarë kishte ndodhur dhe nuk do të fshiheshe pas deklaratave partiake”, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.
“Me të gjithë materialin dhe dëshmitë nga dita e sotme do ti njoftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe mediat e huaja”, deklaroi Zaev.
Materiali audio është siguruar nga një qytetar i cila ka vendosur që ti publikojë këto biseda por nga LSDM-ja bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që kanë kështu material dhe kanë vendosur që ti publikojnë materialet nga kriminaliteti i kësaj qeverie ti dorëzojnë për të zbuluar të vërtetën.
Ai i bëri thirrje Gruevskit që të ndalojë me kërcënimet ndaj familjes së tij, të afërmve dhe anëtarëve të LSDM-së por të dal publikisht dhe të sqarojë për këtë skandal.
Categories