Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve zbardh lejen zhvillimore të kompleksit të Xhamisë së namazgjasë në kryeqytet.
“Në mbështetje të nenit 8, nenit 70/8 dhe nenit 70/11 të ligjit nr. 10119 datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, Vendimit nr. 87 datë 07.02.2012 të Këshillit të Ministrave “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit”, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi: Të miratohet leja zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë” thuhet ne njoftimin e ministrise.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nga ana e tij ka marrë masat e menjëhershme që në sheshin e namazgjasë të fillojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës dhe paralelisht po punohet për sigurimin e fondeve.
Në një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës do të ndërtohet xhamia e re, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra. Xhamia e re do të jetë një kompleks multifunsksional, që do ta shndërrojë Namazgjanë në një zonë sociale për të gjithë banorët e kryeqytetit. Në xhami mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë. Mendohet që objekti do të ndërtohet brenda tri viteve dhe kërkon shumën e 40 milionë eurove. Në krah të xhamisë do të ngrihet edhe godina e re e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Arkitektura nga ana funksionale i përgjigjet më së miri kritereve dhe kërkesave të kohës.
E veçanta e këtij projekti është se të gjitha funksionet do të jenë të hapura për publikun. Salla e konferencave me kapacitet rreth 400 vende do ta bëjë edhe më sociale këtë zonë. Në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë do të shtrihet biblioteka, gjithashtu projekti përfshin edhe një hapësirë ku do të ndërtohet muzeu i parë islam në Shqipëri (Ballkan).
Xhamia e Madhe që do të ngrihet në sheshin e Namazgjasë është projektuar nga studio “Hassa” e arkitektit turk Muharrem Hilmi Shenalp, i cili ka projektuar shumë xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln, Gjermani, etj. Për arsye se ndërtimi i një xhamie klasike ka specifika të veçanta edhe të cilat nuk janë në gjendje t’i bëjnë të tjerët edhe realizimi i këtij projekti do të bëhet nga firma ndërtuese që administrohet nga kjo studio.
EDITOR
11 years ago
previous article
Çudija e rradhës, 5 vjeçari mahnit Gjermaninë dhe Spanjën (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago