Categories
Lajme FRI

ZBULIMI I TALENTEVE TË FSHEHURA – TAKIMI I RADHËS ME BURSISTËT NË KUMANOVË

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë realizoi me sukses takimin e radhës me bursistët me temën: “Zbulo aftësitë dhe talentet e tua të fshehura”.

Takimi u realizua me ligjërues Arsim Jonuzi, i cili përmes një qasjeje motivuese dhe interaktive ndau këshilla praktike për zbulimin dhe zhvillimin e potencialit personal.

Bursistët patën mundësi të reflektojnë mbi aftësitë e tyre, të ndajnë përvoja dhe të inkurajohen për zhvillim të vazhdueshëm akademik dhe personal.

Forumi Rinor Islam vazhdon të qëndrojë pranë të rinjve, duke i mbështetur dhe fuqizuar ata drejt suksesit dhe angazhimit aktiv në shoqëri.

Kumanovë, 15 shkurt 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version