Gazeta e njohur kroate sjell një artikull të gjatë rreth padrejtësisë që i bëhet Kosovës nga FIFA.FIFA dyfytyrëshe të premten nuk e ka lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore dhe kjo duke iu falënderuar lobit serb, shkruan gazeta e njohur kroate, Jutarnji list, duke sjellë një artikull mjaft interesant për procesin e pranimit të Kosovës në FIFA. Por, Sepp Blatter nuk shtë “robi” i Federatës serbe, ai është tip shumë që kalkulon i cili ka kuptuar se me pranimin e Kosovës shkapërderdhet “kombëtarja më e fuqishme ballkanike” – Zvicra. Me këtë kombëtare, Kroacia do të takohet më 6 mars në St Gallen në një ndeshje miqësore.
Kur themi se Zvicra është kombëtarja më e mirë nga hapësira e Ish-Jugosllavisë, ajo e ka bazën e vet. Ajo sot është e plasuar në vendin e tetë në ranglistën e FIFA-së, pas saj janë të gjitha fuqitë ballkanike: Kroacia (16), Bosnje e Hercegovina (19), Sllovenia (29), Serbia (30), Mali i zi (52.), Maqedonia (83). Atributin zviceranët ballkanik ata e kanë përfituar sepse kombëtarha e tyre është e përbërë kryesisht nga shqiptarët, boshnjakët, latino-amerikanët, turqit, kurdët dhe aty këtu ndonjë zviceran. Fundja, shikoni vetëm formacionin e parë të këtij vendi, e cila për vete tha se vlen ndër ndër 10 kombëtaret më të mira në botë.
“Benaglio, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner, von Bergen, Shaqiri, Behrami, Inler, Xhaka, Stocker, Seferovi?”.
E vërtetë, shumica kanë lindur në Zurich, sikur Diego Benaglio e Ricarda, Ivan Araya Rodriguez, Harisa Seferoviç (Sursee), Gökhana Inlera (Olten) ose edhe Izeta Hajroviç (Brugge), por kosovarët shumë të ri vinin në moshë të re në këtë vend nga Gjilani (Shaqiri, Xhaka) ose Mitrovica (Behrami). Dhe kur futbollistët kosovar do të luanin për shtetin e vet, që kanë njohur 96 kombëtare, nuk do të kishin kombëtare aspak më të lehtë se Kroacia. Sepse edhe lojtarët e tyre luajnë në Bayern (Shaqiri), Napoli (Behrami), Borussia Mönchengladbach (Xhaka), Real Sociedadu (Seferoviç) ose Manchester Unitedu (Januzaj).
Dario Venutti, gazetar i Neue Zürcher Zeitung, përshkruan kombëtaren zvicerane, e cila është më e fortë në mesfushë dhe minuset e saj të vetme janë sulmuesit. Sidomos, pasi që Izet hajroviç ka zgjedhur të luaj për Bosnjën. Edhe pse kanë luajtur 4:4 me Islandën, në defanziv janë solid.
Po, një herë Kroacia në kampionatin evropian në Portugali ka luajtur 0:0 me Zvicrën dhe këtë e kemi konsideruar një dështim të madh, sepse zviceranët janë munduar t’i thyejnë sulmuesit e klasit të lartë evropian: Ivica Oli?, Dado Prsho dhe Tomo Shokota.
Zviceranët në botëror shkojnë me bindjen se do të sigurojnë plasman të mirë, presin çerekfinalen e më shumë. Prej nga gjithë ky vetëbesim?
“Njëra ndër arsyet është Ottmar Hitzfeld dhe eksperienca e tij. Zviceranët i besojnë pakufi, edhe pse sforcon sistemin arkaik 3-5-2”, tha Venutti, duke theksuar se aduti më i madh zviceran në Bralzil do të jetë, Xherdan Shaqiri, ai i cili na kujtohet se na theu tërësisht në Split.
Zvicra më 6 mars do të tregojë çdo gjë për vrimat e kombëtares kroate. Sikur që i treguan në debutimin e Shtimacit në Split se kroatët janë më të butë se djathi zviceran. Atëherë na kanë hapur sytë, kemi dëgjuar kambanat dhe ndoshta mu ajo ndeshje testuese ia tërhoqi vëmendjen Shtimacit që kualifikimet nuk do të jetë një udhëtim i qetë për në Rio.
Askush në kualifikime nuk na futi në “gërshërë”, veç zviceranëve. Shpresojmë se në St Gallen figurat do të jenë ndryshe.
Ndërsa sa i përket padrejtësisë ndaj Kosovës, të cilës Zvicra ia ka vjedhur lojtarët më të mirë, ndërsa Belgjika tani mundohet t’ia vjedh Januzajn, nuk e kuptoj dyfytyrësinë e Sepp Blatterit. Nëse Katalonisë dhe Gjibraltarit i lejohen ndeshjet miqësore, pse kjo nuk i lejohet Kosovës? Edhe një ndër padrejtësitë e njeriut të parë të organizatës botërore të futbollit. A është pengesë pranimi në Kombet e bashkuara? A e ka pranuar OKB-ja Kataloninë? Gjërat janë te lobimi. Pas Gjibraltarit janë anglezët, pas Katalonisë gjiganti i futbollit Barcelona, ndërsa pas Kosovës nuk qëndron askush. Prandaj, Fadil Vokrri sot është njeriu më i vetmuar në botë. Por, kjo është temë për një herë tjetër.
admin
11 years ago
previous article
Ja aplikacioni i ri për njerëzit e verbër
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
8 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
8 hours ago