Categories
Të tjera

Zbulohet gjuha më e re, e flasin 350 njerëz

Një gjuhë e re është zbuluar në një qytet të vogël Australian.
Kjo gjuhë njihet si “Light Warlpiri”, dhe është përdorur në një komunitet i vogël të quajtur Lajamanu.
Ky fshat i izoluar ka një popullsi prej rreth 700 banorësh, kryesisht pasardhës të aborigjenëve, zhvendosur me forcë nga qeveria australiane.
Vetëm rreth 350 të rinj vendas flasin “light warlpiri” dhe asnjë prej tyre nuk është mbi 35 vjeç.
Sipas gazetës britanike “Daily Telegraph” pjesa dërmuese e banorëve flasin gjuhën tradicionale të “Warlpiri-t” dhe disa atë “Kriol”, një anglishte e bazuar në fund të shekullit 19-të.
Studimi është bërë nga Karamel O`Shannessy, një profesore në departamentin e gjuhësisë në Universitetin e Miçiganit, e cila e dokumentoi më pas atë edhe në një sajt online “LiveScience”.
Zbulimet e para rreth gjuhës ajo i bëri kur ajo filloi të punonte në një shkollë në “Northern Territory”, ku dhe mesonte “Warlpiri” tradicionale.
“Gjëja më e habitshme në lidhje me “Light Warlpiri” është se shumica e foljeve vijnë nga anglishtja ose Kriol, por shumica e elementeve të tjera gramatikore në fjalinë vijnë nga “Warlpiri”,” shkruan O`Shannessy në faqen e internetit.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version