Categories
Të tjera

Zbulohet molekula që shkakton depresionin

Me anë të rrezeve X, shkencëtarët kanë gjetur molekulën që shkakton ndjesi negative si ankthi, stresi dhe depresioni.
Protenia CRF1, ndikon në tru duke lëshuar hormone që shkaktojnë ndjenja të tilla për një periudhë kohë.
Proteina që ndodhet në tru kontrollon reagimin tonë ndaj stresit.
Pasi zbulon lëshimin e molekulave të stresit nga hipotalamusi, ajo çliron këto hormone.
Ky studim është kryer nga kompania e barnave “Heptares Therapeutics”, dhe është botuar në revistën shkencore “Nature”.
Fiona Marshall, zyrtare e lartë shkencore në “Heptares”,tha për revistën: “Sëmundjet e stresit, si depresioni dhe ankthi ndikojnë në një të katërtën e të rriturve çdo vit, por ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se këto kushte janë të kontrolluara nga proteinat në tru, njëra prej të cilave është CRF1.”
Ende nuk dihet nëse pas një zbulimi të tillë do të kemi së shpejti një ilaç efikas kundër stresit dhe depresionit. Megjithatë thuhet se ka nisur puna për një ilaç të tillë.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version