James Watson, tashmë 86 vjeçar, në vitin 1953 zbuloi strukturën e dyfishtë helikoidale të ADN-se. Për këtë zbulim, ai dhe kolegët e tij, britaniku Francis Crick dhe Maurice Wilkinson, në vitin 1962 u vlerësuan me çmimin Nobel në biologji.
Mirëpo, 52 vjet më vonë, i ndodhur në kushte të mjerueshme jetese, shkencëtari i madh amerikan është i detyruar të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel, për shkakun se gjendja e tij materiale është përkeqësuar së tepërmi
Në fakt, më shumë sesa përgjegjësia e shoqërisë, gjendja e tij e mjerueshme është rrjedhojë e deklaratave të tij të nxituara dhe të vlerësuara gjithashtu shumë të gabuara, të padrejta dhe për më tepër antishkencore, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2007, Watson do të deklaronte në një interviste për Sunady Time, se zezakët janë më pak inteligjentë sesa të bardhët.
Kjo deklaratë ka mjaftuar jo vetëm për ta izoluar atë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe sigurisht në radhë të parë asaj shkencore, por edhe për ta larguar nga të gjitha bordet shkencore, në të cilat ai ishte pjesëmarrës dhe rrjedhimisht edhe nga të gjitha honorarët që lidheshin me to.
Më pas shkencëtari amerikan ishte penduar për fjalët e tij të nxituara, madje ai tentoi që ta lidhte këtë edhe me kronistin që i mori intervistën, por dëmi ishte bërë tashmë, të cilin ai ishte i detyruar ta pësonte në kurrizin e tij. Po kështu, edhe justifikimet e tij për ta lidhur deklaratën me një kontekst të kohës dhe autokritika që bëri, nuk e ndihmuan atë për të rifituar atë që kish humbur tashmë përgjithmonë.
Në këto kushte, shtëpia e famshme e ankandeve ‘Christie’, ka programuar shitjen në ankand të medaljes, e cila mendohet se do të mund të kapë vlerën e 2.2 milionë dollarëve, ose 1,7 milion euro. Vetë medalja është e përberë prej 175 gram flori 18 karatesh e veshur me flori 24 karatesh. Ajo ka një diametër prej 66 mm. /Telegrafi/
EDITOR
10 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago