Ministria e Financave ka ndryshuar kushtet për konkurrim në projektin „Bli shtëpi – bli banesë“. Me ndryshimet parashihet që të gjithë ata që do të marrin kredi për blerje të banesës ose ndërtimin e shtëpisë, kredinë do të mund ta kthejnë pas 10 viteve. Me këtë rast, nuk do të ketë obligim për të kthyer pjesën e subvencionuar nga ana e shtetit. Deri tani nuk ekzistonte një mundësi e tillë, gjegjësisht nëse dikush donte ta kthejë borxhin më herët se 20 vitet e parashikuara, ishte i detyruar që edhe shtetit t’ia kthejë paratë që i ka marrë si ndihmë. Ndryshime ka edhe në pjesën e blerjes dhe ndërtimit të shtëpisë. Sipas ministrit Stavreski, në vend të pjesëmarrjes së tanishme prej 50 për qind që qytetari e paguante në bankë për kredi, tani shteti do të financojë 75 për qind. Kjo do të thotë se për kredinë prej 50 mijë eurove, duhet të paguhet 12.500 euro pjesëmarrje, prej të cilëve 9 mijë e 375 do t’i financojë shteti, ndërsa pjesën tjetër prej 3.125 i mbetet qytetarit. Po ashtu, në vend se 50 për qind, tani shteti për kredinë për shtëpi do të mbulojë 75 për qind të këstit në pesë vitet e para.
“Me këtë ndryshim, nëse kësti është 330 euro, 247 euro paguan Qeveria, ndërsa 83 euro paguan qytetari në tre vitet e para. Këtu është edhe shuma për vitin e katërt dhe të pestë. Kjo do të thotë se kushtet janë shumë më të volitshme se kushtet e deritanishme”, tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave.
Për kredinë prej 50 mijë eurove për blerje apo ndërtim të shtëpisë shteti do të financojë 15 mijë euro. Po ashtu, ndryshimet mundësojnë që qytetarët që kanë shtëpi ose barakë më të vogël mund ta rrënojnë atë dhe në atë vend të saj të ndërtojnë shtëpi të re. Risi është edhe mundësia për blerjen e shtëpive të sapondërtuara.
“Kreditë që janë të dedikuar për shtëpi të përdoren edhe nëse dikush tjetër ndërton shtëpi ose nëse është lagje tipike dhe qytetari dëshiron atje të blejë shtëpi, do të thotë nuk është e domosdoshme vetë ta ndërtojë shtëpinë,” tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave
Këto ndryshime do të vlejnë për kreditë që tani do të aprovohen, derisa e drejta për kthim më të hershëm të kredive do të vlejë për të gjithë njësojë. Po ashtu, kërkesat e parashtruara për pjesëmarrje në projektin “Bli shtëpi – bli banesë” Ministria e Financave do t’i aprovojë në çdo 45 ditë. /Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Përhapja e Islamit në Francën sekulare
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
7 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
7 hours ago