Jepja e Zekatit për të ndihmuar edukimin e fëmijëve që nuk i kanë kushtet, ka qenë motoja kryesore që inkurajoi komunitetin musliman në Malavi për të arritur sukses në fushatën e saj për të mbështetur arsimimin për studentët më pak të privilegjuar muslimanë të Afrikës Jugore.
“Ne kemi arritur të sjellim shpresë për ata që e kishin humbur krejtësisht atë,” tha Muhamed Osmani, drejtor i Fondit “Zekati Islam” (IZF).
“Fëmijët e ardhmja e të cilëve është e pasigurtë kanë arritur të arsimohen deri në nivelin e tretë si në nivelin lokal ashtu ndërkombëtar. Ndikimi ka qenë shumë i madh. Për shkak të ndikimit të punës sonë në komunitet, dhe kemi arritur të fitojmë besimin e njerëzve.”
Kohët e fundit, komuniteti musliman në Malavi ka intensifikuar përpjekjet e tij për të mbledhur Zekatin për të ofruar avancimin arsimor studentëve muslimanë që nuk qëndrojnë mirë financiarisht.
“Kemi nisur një fushatë masive për të mbledhur zekatin pas një kërkese në rritje për mbështetjen ndaj studentëve në nevojë të cilët janë duke u munduar të mbijetojnë në rrugën e tyre për t’u arsimuar për shkak të kushteve të rënda ekonomike të prindërve të tyre,” tha Osman.
“Kërkesat per arsim janë mjaft të mëdha. Për këtë arsye ne kemi rritur përpjekjet tona për të mbledhur më shumë Zekatin, në mënyrë që edhe studentët e prekur nga varfëria të jenë në gjendje për t’u arsimuar kështu që në fund edhe ata të kenë një jetë të mirë.”
Për të inkurajuar muslimanët për ta paguar Zekatin, Osman tha se nisma sensibilizuese janë organizuar me anë të lutjeve dhe formave të tjera të tubimeve.
“Ne ua përkujtojmë besimtarëve në vend se pagimi i Zekatit është obligim për çdo musliman. Duke paguar Zekatin, ti nuk po i bën askujt një favor, por është një përmbushje e një detyrimi fetar,” tha drejtori i IZF.
“Këto iniciativa kanë arritur të prekin zemrat e njerëzve. Muslimanët në Malavi dhe jashtë vendit vijnë për ta mbështetur këtë kauzë.”/mesazhi/
Categories