Categories
Lajme FRI

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni?

Nikolla Gruevski dhe partnerët e tij të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” nuk  mendojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por në rast se një situatë e tillë imponohet në terren atëherë shprehen se janë të gatshëm madje edhe të bindur se do të shënojnë fitore të dukshme. Këto komente Gruevski i bëri pas takimit  me partnerët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, ku për rreth tre orë diskutuan situatën politike dhe ekonomike në vend, kontestin rreth emrit me Greqinë fqinje dhe ecurinë e punës së Komisionit anketues.
“Ne nuk jemi të disponuar që të ketë zgjedhje edhe pse situata në teren është e volitshme për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin. Ne do të korrnim fitore në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Mendimi jonë është se ne duhet të fokusohemi më tepër në realizimin e programit,  andaj nuk dëshirojmë që të ketë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë e lëmë mundësinë që ato të zhvillohen në rast se jemi të imponuar me ndonjë moment të ri, në rast se diçka që do të çonte në zgjedhje. Nuk flas për diçka konkrete, por flas për atë se ne nuk dëshirojmë zgjedhje të parakohshme, por në rast se paraqitet ndonjë moment i ri të cilin tani nuk mund ta parashikojmë, ne jemi të përgatitur sepse situata në teren është e tillë që ne do të kishim një fitore bindëse”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.
Nga ana tjetër duke komentuar zërat se Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë sipas Liderit të saj Zoran Zaev  është e gatshme për zgjedhje, por vetëm nëse përfshihen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR, deklaroi lideri i partisë Zoran Zaev, mbrëmë në Shtip.
“Teoretikisht nuk është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator, sepse ka skaduar afati për shpalljen e tyre, por, nëse shumica parlamentare vendos që kjo të ndodh, atëherë jemi të gatshëm si parti politike të dalin në zgjedhje. Nuk do të lejojnë zgjedhje të korruptuara dhe se këtë do ta bëjnë me të gjitha mënyrat e mundshme, instrumentet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.
Ndërkohë nga BDI-ja ditë më parë u shprehen se tani nuk është koha për zgjedhje, por është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit, si kusht për përshpejtimin e procesit euro-integrues. Njoftimet për mundësinë  e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndërlidhen me çështjen e emrit por edhe ftohjen e raporteve mes partnerëve të koalicionit qeveritar.  /Alsat-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version